Menu

Qeveria nuk parashikon rritje pagash e pensionesh

Për vitin 2018 nuk parashikohen politika të reja për rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve.


Në projektbuxhetin e hartuar prej ministrisë së Financave mësohet se ka një parashikim në ulje për të dy këto zëra. Sa u përket dëmshpërblimit të të përndjekurve dhe për kompensimin e ish pronarëve shpenzimet pritet të jenë të njëjta me vitin 2017.Ministria e Financave ka përfunduar hartimin e buxhetit të vitit 2018, ku parashikohet rritje e të ardhurave me 30 miliardë lekë. Në draftin i cili pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të javës së ardhshme, mësohet se nuk parashikohen politika për rritje të ndjeshme të pagave dhe të pensioneve.Sa i përket zërit për shpenzime të rrogave të administratës parashikohet 4.5 miliardë lekë më pak  në zërin për politika të reja.E njëjta situatë është dhe për fondin e politikave të reja pensioneve ku fondi parashikohet 1.8 miliardë nga 2.6 që ishte në vitin 2017.Duket se në këtë mënyrë për vitin e ardhshëm do të kemi vetëm indeksimin e pensioneve, sipas parashikimeve ligjore.Sa u përket të përndjekurve, fondi do të mbetet i njëjtë, ashtu si dhe për kompensimin e ish pronarëve.Vlen të theksohet se vëmendje në buxhetin e vitit  të ardhshëm i është kushtuar edhe shpenzimeve për reformën në drejtësi. Në këtë zë të projektbuxhetit parashikohen 600 milionë lekë më shumë.Në total shpenzimet për vitin e ardhshëm parashikohen të rriten me 30 %  dhe kryesiht këto shkojnë për investimet.

Read more...

Me largimin e emigrantëve - Forcohet euro, arrin vlerën më të lartë në 5 muajt e fundit

Largimi i emigrantëve dhe turistëve ka forcuar monedhën europiane kundrejt lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet me 133.81 lekë duke kapur kështu nivelin më të lartë që prej qershorit.Euro arrin nivelin më të lartë ndaj lekut shqiptar që prej muajit qershor.


Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet në tregun valutor me 133,81 lekë, duke kapur kështu nivelin më të lartë në 5 muajt e fundit.Sipas ekspertëve një tendencë e tillë ka ardhur e ndikuar nga largimi i emigrantëve por edhe e turistëve të huaj, duke bërë që të ulet monedha europiane që është në qarkullim.Një situate tillë është paralajmëruar edhe prej ekspertëve të cilët prisnin forcim të euros gjatë shtatorit por përsëri nuk parashikohet që të arrijë në nivelet e mëparshme të 138-140 lekëve.Gjatë muajve të verës monedha europiane u dobësua ndjeshëm kundrejt lekut shqiptar.Një euro e dobët ndaj lekut ka efekteve pozitive për kredimarrësit në euro si dhe mund të sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët pasi pjesa më e madhe e produkteve  blihen në tregjet europiane.Megjithatë  një euro e dobët ndaj monedhës kombëtare sjellë pasoja negative për ekonominë pasi godet eksportet.Shqipëria eksporton rreth 70 të totalit të prodhimeve në Europë  dhe kjo bën që efektet të jenë të konsiderueshme.Gjatë muajve të verës një euro është shkëmbyer me rreth 132 lekë.

Read more...

FMN,kunder qeverise

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është dakord me vendimin e qeverisë për të futur biznesin e vogël në skemën e TVSH-së.gjatë diskutimeve me qeverinë, misioni i FMN-së ka shprehur rezerva për këtë nismë, duke dhënë dhe argumentet përse.


FMN mendon se shtrirja e TVSH-së mbi biznesin e vogël mund të krijojë probleme me administrimin, duke rritur kostot për Tatimet dhe duke mos sjellë të ardhurat që pretendohen për buxhetin e shtetit. Përfshirja e 70 mijë bizneseve të vogla në TVSH nënkupton se administrata fiskale do të duhet të përpunojë rreth 100 mijë deklarata shtesë TVSH-je të paktën një herë në tre muaj. Paralelisht, inspektorët e Tatimeve do të duhet të kontrollojnë me mijëra kërkesa për rimbursim nga biznesi i vogël, çka mund të vështirësojë më shumë punën e administratës. Skeptizicmi i FMN për futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është i hershëm, pasi kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri diskutohet një nismë e tillë. Por sa herë që qeveritë kanë tentuar ta vënë në jetë atë janë përballur me kundërshtimin e Fondit. Madje, ky është një qëndrim që FMN nuk e mban vetëm në Shqipëri, por edhe në ekonomitë e tjera. Në dokumentat zyrtare të publikuara nga Departamenti i çështjeve fiskale të FMN rekomandohet që pragu i TVSH-së të mos jetë asnjëherë zero, por biznesi i vogël të mbetet i përjashtuar deri në një kufi xhiroje, i cili varion nga njëri vend në tjetrin.

 

Read more...

Paketa e re fiskale, nga 1 janari taksë për pronën

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa për banesat që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm. Taksa do të vendoset në bazë të vlerës së pronës duke u mbështetur në çmimet referencë që përcakton qeveria.


 Paketa e re fiskale sjell dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm, që lidhet me taksimin e pronës që prej 1 janarit 2018.Sipas variantit paraprak të paketës, taksa e pronës nuk do të jetë më fikse mbi sipërfaqen siç është aktualisht, por do të bazohet mbi vlerën e pronës sipas çmimeve referencë që përcakton qeveria. Por pavarësisht ndryshimit të formulës, barra e taksës për shtëpitë e para pritet të mos rritet, por të mbetet në nivele të njëjta me taksën që paguhet aktualisht.Por për shtëpitë e dyta dhe të treta taksa do të rritet. Sipas variantit që po diskutohet, familjet që kanë më shumë se një apartament do të detyrohen të deklarojnë shtëpinë e parë. Ajo do të taksohet me taksë të ulët, ndërsa apartamentet e dyta apo të treta dhe më tej do të kenë një taksë më të rënduar. Masa se sa do të jetë taksa për shtëpitë e tjera veç asaj të parës është ende duke u diskutuar, por e sigurtë është se ajo do të rritet.Prej disa vitesh Ministria e Financave ka punuar për ndërtimin e kadastrës fiskale, e cila do të regjistrojë të gjithë inventarin e pronave të patundshme sipas vlerës së tyre.Kjo kadastër do të jetë dhe baza e taksimit për pronat. Sipas FMN, Shqipëria është një nga vendet që mbledh më pak të ardhura nga taksat e pronës. Ngritja e kadastrës fiskale dhe ndryshimi i sistemit të taksimit ka qenë një nga kërkesat më të përsëritura që Fondi ka bërë ndaj qeverisë në tre vitet e shkuara.

Read more...

Barometri i Ballkanit: 50% e shqiptarëve duan të largohen

Gjysma e shqiptarëve po marrin në konsideratë që të largohen dhe të punojnë jashtë vendit.


Tendenca për të ikur po rritet nga viti në vit sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit.Rezultatet e sondazhit treguan se gjatë vitit të kaluar 48 për qind e shqiptarëve dëshironin të iknin nga vendi, ndërsa këtë vit kjo kategori arriti në 50 %.Shqiptarët bashkë me boshnjakët renditen të parët në rajon me dëshirën e lartë për lënë vendin. Por ndryshe nga Shqipëria në Bosnje, ritmi i dëshirës për të lënë vendin ka rënë në tre vitet e fundit. Në vitin 2015, 58% e boshnjakëve dëshironin të jetonin dhe punonin jashtë, ndërsa më 2017 duan të largohen 50%.  Në Shqipëri në vitin 2015 donin të ikin jashtë vendit 38% e shqiptarëve, ndërsa në vitin 2017, 50 për qind e tyre duan të lënë vendin.Tendenca e shqiptarëve u rrit ndjeshëm pas heqjes së vizave. Udhëtimet në Europë u bënë të zakonshme për të gjitha shtresat, ndaj në kërkim të një jetë më të mirë tendenca për të emigruar është rritur. Heqja e vizave ka pasur një efekt të ngjashëm edhe në Rajon por jo në të njëjtën masë si në vendin tonë. Shqipëria ka nivelin më të ulët te të ardhurave për frymë dhe është ndër vendet më të varfra në Rajon.Sipas EUROSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtit pas vendeve të lindjes së mesme dhe atyre afrikane për numrin e lartë të azilkërkuesve.Numri i kërkesave të shqiptareve ishte më rritje në krahasim me tremujorin e parë ku ishin shënuar 5400 te tilla. Gjithsej numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona.Anketimet që ka bërë Banka Botërore, INSTAT dhe organizata të tjera qeveritare, tregojnë se, arsyeja themelore e emigrimit të shtetasve shqiptarë është ajo ekonomike. Organizatat e profilizuara të fushës analizojnë se, emigracioni si fenomen masiv ndodh pas rënies së sistemeve politike, si në vitet 1990 ose pas krizave ekonomike, si ajo e vitit 1997. Por faktor kryesor i hemorragjisë sistematike është besimi i pamjaftueshëm i qytetarëve te qeveritë vendase se kushtet ekonomike do të përmirësohen në të ardhmen.Popullsia në moshën kulmore të emigrimit do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Balancimi pothuaj neutral i migrimit pritet të ndodhë vetëm në vitin 2030, sipas INSTAT.Por ekspertët shpjegojnë se gjithçka do të jetë në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit në krahasim me vendet e tjera europiane. Parashikimet e momentit nuk presin që kjo të ndodhë para vitit 2031. Banka Botërore ka referuar se standardi i jetesës për të arritur vendet e BE-së do të zgjatet edhe më shumë, nëse vendi nuk rritet me ritmet 4%. Papunësia ndër të rinj në Shqipëri është mbi 28% aktualisht. Ndërsa niveli i pagave mesatare është shumë poshtë vendeve të BE-së, mungesa e perspektivës shihet themelore

 

Read more...

BSH: Konsumatorët dhe bizneset më optimistë për ekonomin

Bizneset dhe konsumatorët janë aktualisht më entuziastë për situatën dhe perspektivën e ekonomisë shqiptare, nga sa ishin më parë.


Treguesi i ndjesisë ekonomike, që matet një herë në tre muaj nga ana e Bankës së Shqipërisë, shënoi rritje me 1.8 pikë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017. Ky nivel mbetet mbi mesataren afatgjatë të treguesit dhe mbi vlerën e tij në të njëjtin tremujor një vit më parë. Rritja reflekton përmirësimin e besimit të bizneseve të tregtisë e ndërtimit, dhe besimit të konsumatorëve. Ndërkohë, nivelet e treguesve të besimit në shërbime dhe në industri rezultuan lehtësisht më të ulëta krahasuar me tremujorin e mëparshëm.Treguesi i besimit në sektorin e industrisë shënoi rënie me 1% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017. Megjithatë, vazhdon të qëndrojë 10.9 pikë mbi mesataren historike të tij.Ndërkohë, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit vijoi të shënojë rritje për të tretin tremujor radhazi (+7.2 pikë përqindje). Kjo tendencë e ka zhvendosur treguesin me 8.5 pikë përqindje mbi mesataren historike të tij. Përsa u takon pritjeve për punësimin në tremujorin e ardhshëm, ato rezultuan më të përmirësuara.Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve vazhdoi të bjerë edhe gjatë tremujorit të tretë (-2.2 pikë përqindje). Megjithatë, niveli i treguesit qëndron 8 pikë mbi mesataren historike të tij dhe 1.1 pikë përqindje mbi vlerën e të njëjtës periudhë një vit më parë.Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë u rrit me 7.2 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë, duke qëndruar 8.9 pikë përqindje mbi mesataren historike të treguesit. Niveli më i lartë i treguesit reflektoi rritjen e të dy balancave përbërëse: ecuria e biznesit (+8.3 pikë përqindje) dhe pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm (+6.1 pikë përqindje). Një përmirësim të ndjeshëm shfaqi edhe balanca e gjendjes financiare të bizneseve të sektorit. Ndërkohë, vlerësimet për punësimin në tremujorin e tretë dhe pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm shënuan rënie.Ndërkohë, thekson BSH, treguesi i besimit konsumator vazhdoi të rritet edhe gjatë tremujorit të tretë të këtij viti (+1.3 pikë përqindje). Dinamika e përmirësuar e treguesit e ka vendosur atë rreth 4.5 pikë përqindje mbi mesataren historike të tij. Balancat e blerjeve të mëdha (+3.3 pikë përqindje) dhe situatës së të ardhurave dhe shpenzimeve (+2 pikë përqindje) kontribuan në kahun rritës për vlerën e treguesit, duke përcaktuar edhe prirjen e treguesit. Ndërkohë, dy balancat e tjera formuese të tij – situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend dhe situata financiare e pritur e familjes – ranë me përkatësisht 0.3 dhe 0.1 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë.

 

Read more...

Inflacioni sërish nën nivelin optimal, 1.6% në shtator

Ndryshimi i çmimeve sërish ka “rrëshqitur” nën nivelin e preferuar nga Banka qendrore, që është rritja 2-4 për qind.


Sipas Institutit të Statistikave, rritja mesatare e çmimeve në muajin shtator ishte vetëm 1.6 për qind. Krahasuar me muajin shtator 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.5%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.1%, “Shërbimi arsimor” me 1%, “Argëtim dhe kulturë” me 0.8%,“Pije alkoolike dhe duhan” me 0.6%, etj. Çmimet e nëngrupit “fruta” u rriten me 10.8%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 10.3%, “peshk” me 5%, etj.Shpenzimet për ushqim zenë gjysmën e konsumit total mujor për familjet shqiptare. Në të gjithë vendin, për këtë grup shkojnë 48.7% e blerjeve. Qarku që shpenzon pjesën më të madhe për ushqime është Vlora me 53.3%, ndjekur nga Korça me 53.1% të konsumit mujor. Më pak në këtë grup shpenzojnë familjet e ndodhura në Tiranë, ku ushqimi zë vetëm 44.5% të shpenzimevemujore.Në Dibër shpenzohet dyfishi i mesatares së vendit në “Pije alkoolike dhe duhan”, me 10.6% të konsumit mujor; Tirana shpenzon më tepër për “Veshje dhe Këpucë” (6.2%); Gjirokastra dhe Kukësi paguajnë më tepër për “Mobilim, pajisje shtëpiake” (5.9%); Kukësi paguan më tepër për komunikim (4.1%); në kryeqytet shpenzohet më tepër për “Argëtim dhe Kulturë” (3,6%); në Berat shpenzohet më tepër në “Restorante dhe Hotele” (5%); ndërsa mallrat e tjera dhe shërbimet e mirëmbajtjes kushtojnë më tepër në Lezhë, ku zënë 7.6% të shpenzimeve mujore, sipas studimit të thelluar të INSTAT-it.

 

Read more...

Euro shënon zbritje, arrin në nivelin e saj më të ulët

Monedha euro shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme, duke shkuar pranë nivelit të saj më të ulët të këtyre gjashtë muajve të fundit.  


Ajo u këmbye me 1.1717 euro për dolalrë amerikanë, duke lënë pas nivelin e saj të lartë prej 1.729 euro për dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave ajo shënoi një rënie me 1.9 për qind.Dollari amerikan avancoi kundrej jenit, duke u këmbyer me 112.82 dollarë amerikanë për jen.Dollari kanadez i thelloi akoma më shumë humbjet e tij kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.2483 dollarë kanadezë për dollarë amerikanë

 

Read more...

Konkurrueshmëria, Shqipëria përmirësohet me 5 vende

Ekonomia shqiptare është përmirësuar me 5 vende në raportin e konkurueshmërisë globale për vitin 2017-2018.


Megjithatë sipas bizneseve shqiptare problem  më i madh për ekonominë mbeten taksat, korrupsioni dhe hapësira për financim.Niveli i taksave mbetet një ndër problemet më të ndjeshme për të bërë biznes në Shqipëri për vitin 2017-2018.Raporti mbi konkurrueshmërinë e ekonomive i cili analizon 137  shtete e ka renditur Shqipërinë 5 vende më lart në krahasim me një vit më parë duke u pozicionuar në vend të 75.Megjithatë sipas bizneseve disa nga problemet më të ndjeshme në Shqipëri janë niveli i taksave i ndjekur nga korrupsioni, vështirësitë për të gjetur financim, burokracitë dhe forca e punës e pakualifikuar.Shqipëria ka lënë pas vende të rajonit si Greqia, Serbia apo Mali i Zi. Edhe në këto vende problemet më të ndjeshme për sipërmarrjen mbeten niveli i taksave, mundësia për të gjetur financim apo korrupsioni.Një vit më parë bizneset në Shqipëri rendisnin si problemin më të madh me të cilin përballeshin korrupsionin.Vendi me nivelin më të lartë të konkurueshmërisë në ekonomi vlerësohet Zvicra e ndjekuar nga SHBA-të, Singapori, Holanda dhe Gjermania.Raporti për konkurueshmërinë analizon një listë prej 16 faktorësh që ndikojnë tek bizneset.

 

Read more...

Eksportet, të ulëta. Ekspertët: Biznesi të investojë për prodhimin

Edhe pse eksportet janë rritur gjatë viteve të fundit, sërish Shqipëria mbetet një nga ekonomitë që shet më pak në tregjet e huaja. Për ekspertët kjo është e lidhur me fuqinë e ulët prodhuese të ekonomisë.


“1/3 e eksporteve shqiptare janë burime natyrore, mineralet, nafta, kromi që përbëjnë peshën kryesore. 1/3 janë prodhim fason, që mbështetet kryesisht në krahun e punës. Dhe vetëm 1/3 mbështetet në aktivitetet e tjera prodhuese siç janë bujqësia apo prodhimet industriale”, shprehet Ilir Ciko, ekspert i tregtisë.Sipas Bankës Botërore, përveç malit të zi, të gjithë vendet e tjera të rajonit eksportojnë më shumë se Shqipëria. Vetë eksportuesit e shohin problemin tek politikat ekonomike.“Produktet shqiptare ballafaqohen me barriera të tipit jotarifor, qoftë në vendet e rajonit, qoftë në europë. Së dytë produkti produktet shqiptare janë të taksuara edhe kur eksportohen. Së treti nuk ka asnjë politikë nxitëse fiskale, siç kanë vendet e rajonit dhe ato të europës për produktet dhe bizneset eksportuese”, u shpreh Alban Zusi, qendra shqiptare e eksporteve.Sipas Ilir Cikos, rruga më e mirë për të nxitur eksportet është hapja e tregjeve dhe lufta ndaj monopoleve të brendshme. Por ai thotë se shteti mund të ndihmojë edhe duke orientuar biznesin.“Ka një dyndje të biznesit ndaj ndërtimit. A është kjo mënyra më e mirë për të shpenzuar këto para në kulla të tjera, apo këto fonde mund të investohen në aktivitevete tjera prodhuese që do rrisnin eksportet dhe do ta bëni Shqipërinë më konkurruese nga vendet e rajonit”, tha Ilir Ciko.

Read more...
Subscribe to this RSS feed

Gjirokastra ON LINE

hotel

facebook

 

 

 

YouTube

 

 

twitter

 

google+

viagrageneric viagraviagra genericviagra couponsviagra without a doctor prescriptionviagra onlineequipe argentine viagraviagra pricesbuy viagracialis vs viagracheap viagraviagra pillsviagra samplesviagra side effectswhat is viagraviagra couponviagra naturalviagra dosageviagra for sale uknatural viagrabuy viagra onlinegeneric viagra 100mgfemale viagrahow does viagra workhow to use viagraviagra activateherbal viagraviagra tabletssophia viagraviagra sans ordonnanceviagra kaufenviagra tabletviagra vs cialisonline viagracanadian viagraviagra for womenviagra ohne rezept aus deutschlandpfizer viagraviagra 100mgviagra costfree viagraviagra alternativesviagra canadaviagra on lineviagra single packsviagra for menviagra pillviagra 100mg tablets retail priceorder viagraviagra tescoside effects of viagraviagra pillen kruidvatviagra for salediscount viagrawhat does viagra doviagra costsviagra uklevitra vs viagraviagra 100 mgutilisation viagrabest price viagracost of viagraviagra sexviagra wikipediasex viagra for womenwhere to buy viagraviagra nebenwirkungenrevatio vs viagraviagra without a doctor prescription usaviagra genericoviagra 50mgviagra from canadaover the counter viagraviagra effectsviagra substituteviagra medicinepfizer viagra coupons from pfizerbuy generic viagraviagra wikiviagra bestellenviagra ohne rezept auf rechnungcanada viagrawomen viagrabuying viagraviagra softviagra priceviagra 100viagra en ligne livraison 24hviagra on line no prechow long does viagra lastviagra alternativeviagra receptfrittamoxicillinamoxicillin 500 mgamoxicillin dosageamoxicillin side effectsamoxicillin clavulanateamoxicillin rashamoxicillin and alcoholwhat is amoxicillin used foramoxicillin 500mgamoxicillin 875 mgside effects of amoxicillinwhat is amoxicillinamoxicillin usesamoxicillin 1000amoxicillin trihydrateamoxicillin antibioticamoxicillin 500amoxicillin allergyamoxicillin and clavulanate potassiumamoxicillin 500mg capsulesamoxicillin for dogsamoxicillin capsulesallergic reaction to amoxicillinamoxicillin 875amoxicillin dosingamoxicillin dosage for childrenwhat does amoxicillin treatamoxicillin clavamoxicillin for utiamoxicillin dosierungamoxicillin liquidcan amoxicillinamoxicillin bnfamoxicillin medscapeamoxicillin allergic reactionantibiotic amoxicillinside effects of amoxicillin 500 mgamoxicillin for catsamoxicillin clavulanate potassiumamoxicillin reactionadult dosage of amoxicillin suspensionamoxicillin for sinus infectionhow does amoxicillin workamoxicillin alcoholfish amoxicillinamoxicillin overdoseampicillin vs amoxicillinamoxicillin pediatric dosingamoxicillin potassium clavulanateis amoxicillinpenicillin vs amoxicillinamoxicillin for strep throatamoxicillin 250mgfish mox amoxicillinis amoxicillin penicillinclavulanate amoxicillinamoxicillin diarrheaamoxicillin pot clavulanateamoxicillin and clavulanate potassium tabletsamoxicillin and clavulanateaugmentin vs amoxicillinamoxicillin over counter walgreensamoxicillin dosage for adultsalcohol and amoxicillinamoxicillin utidoes amoxicillin expirethuoc amoxicillinbnf amoxicillinamoxicillin piladult dosage for amoxicillin suspension875 mg amoxicillinallergic to amoxicillinamoxicillin spcamoxicillin for ear infectionamoxicillin side effects in womenbuy amoxicillinamoxicillin pregnancy

channel7 live